“Akuzuat Edi Ramën!” Spiropali-opozitës për dhunimin e avokatit Mëngjesi: S’kërkoni as falje! 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj akuzave të Rithemelimit, për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.  Spiropali shprehet se opozita, për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut, akuzon kryeministrin Rama.  Ajo shprehet se para se të prisnin që të bëhen hetimet, i drejtohen Ramës si përgjegjës […]

maj 30, 2024 - 15:00
 0  8
“Akuzuat Edi Ramën!” Spiropali-opozitës për dhunimin e avokatit Mëngjesi: S’kërkoni as falje! 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj akuzave të Rithemelimit, për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. 

Spiropali shprehet se opozita, për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut, akuzon kryeministrin Rama. 

Ajo shprehet se para se të prisnin që të bëhen hetimet, i drejtohen Ramës si përgjegjës dhe se kur e vërteta qëndron ndryshe, nuk denjojnë as të kërkojnë falje. 

“Jeni po ju që akuzoni me të parën kundërshtarin tuaj politik, në këtë rast Edi Ramë, për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut, siç ishte dje rasti me Sokol Mëngjesin që u godit në mënyrë kriminale nga autorë të identifikuar nga policia tashmë dhe dua ta falënderoj Policinë për këtë. 

Ju para se të prisnit, të duronit, të dëgjonit, të prisnit hetimet nga polici apo të tjerët, ju shpallët fajtorin që është gjithmonë Edi Rama dhe sot jo ju, por ata që e shpallën nga balloni ose poshtë, nuk kanë as decensën minimale të kërkojnë falje, siç nuk kanë kërkuar falje asnjëherë për akuzat që u kanë bërë kundërshtarëve të tyre. Shërim të shpejt zotit Mëngjesi dhe lutemi për të”,-tha Spiropali.