MPB ngriti kallëzim penal ndaj Merkos: Emëroi për drejtor shkolle një bibliotekist pa arsim të duhur

Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit Ramiz Meko për shkak të dyshimeve për punë të pakujdesshme në shërbim. Në cilësinë e kryetarit të komunës, siç bën me dije policia, Merko më 30 maj 2018 dhe 1 prill 2024, ka nxjerrë vendim që A.O. nga fshati i Strugës, Podgorci, nga bibliotekist është emëruar […]

dhjetor 16, 2024 - 13:01
 0  5
MPB ngriti kallëzim penal ndaj Merkos: Emëroi për drejtor shkolle një bibliotekist pa arsim të duhur
Ramiz Merko, kryetari i Komunës së Strugës. Foto nga Ramiz Merko (Facebook)

Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit Ramiz Meko për shkak të dyshimeve për punë të pakujdesshme në shërbim. Në cilësinë e kryetarit të komunës, siç bën me dije policia, Merko më 30 maj 2018 dhe 1 prill 2024, ka nxjerrë vendim që A.O. nga fshati i Strugës, Podgorci, nga bibliotekist është emëruar drejtor i shkollës fillore të po këtij fshati, duke e ditur se nuk i plotëson kushtet, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari R.M. e bëri këtë edhe pse e dinte se A.O. nuk ka arsim të përshtatshëm dhe nuk i plotëson disa kërkesa nga Ligji për arsimin fillor, nuk ka pasur së paku pesë vjet përvojë pune në shkollë, nuk ka dhënë provimin e drejtorit në afatin e përcaktuar ligjor, nuk ka pasur stazh praktik dhe nuk posedonte certifikatë përkatëse të njohjes së gjuhës angleze”, thuhet në njoftimin me shkrim nga MPB.

Parregullsitë janë evidentuar nga Inspektori Shtetëror i Arsimit gjatë një inspektimi të kryer më 20 qershor të këtij viti.

Po ashtu, është konstatuar se pas vendimit të bordit të shkollës, kryetari i komunës së Strugës nuk ka shpallur shpallje për zgjedhjen e drejtorit dhe A.O-së në mënyrë të kundërligjshme i ka mundësuar marrjen e aktvendimit si u.d drejtor, duke i mundësuar realizimin e përfitimeve financiare në bazë të pagës dhe kontributeve.

Kujtojmë se MASH-i në nëntor ia mori Merkos ingerencat për dy shkolla fillore në Strugë, Shën Klimenti i Ohrit’ në Drasllavicë dhe ‘Goce Dellçev’ në Podgorc, në bazë të detyrimeve të parealizuara të cilat dalin nga ligji – publikim jo në kohë të shpalljeve për zgjedhje të drejtorëve dhe emërim të drejtorëve të cilët nuk i përmbushin kushtet për ushtrim të detyrë.

Edhe në muajin tetorPolicia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërimin e drejtorëve në shkolla.

Deri më tani, Merko ka nëntë akuza nga autoritetet e rendit dhe drejtësisë.