Ben-Meir: Njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo të largohet Putini

Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanike, nëpërmjet një artikulli autorial të botuar së fundi kushtuar rrjedhës së tensionuar të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo presidenti rus, Vladimir Putin, të largohet përfundimisht nga skena politike. Ben-Meir ka shtuar se […]

shtator 8, 2024 - 20:00
 0  7
Ben-Meir: Njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo të largohet Putini
ben-meir:-njohja-e-kosoves-nga-serbia-do-te-pershpejtohet-sapo-te-largohet-putini

ben-meir:-njohja-e-kosoves-nga-serbia-do-te-pershpejtohet-sapo-te-largohet-putini

Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanike, nëpërmjet një artikulli autorial të botuar së fundi kushtuar rrjedhës së tensionuar të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia do të përshpejtohet sapo presidenti rus, Vladimir Putin, të largohet përfundimisht nga skena politike.

Ben-Meir ka shtuar se përpjekjet e vazhdueshme të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, për të pohuar sovranitetin shtetëror mbi komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të territorit nuk e forcojnë pavarësinë e Kosovës. Prandaj, ai ka sugjeruar kreun e ekzekutivit të fokusohet më shumë në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (BE).

“Kurti, i cili gjithnjë e më shumë përshkruhet si nacionalist, duket se tregon padurim në përpjekje për të pohuar dhe ripohuar pavarësinë e Kosovës, veçanërisht në veriun e banuar me shumicë serbe. Kurti e di shumë mirë se pavarësisht nëse Serbia e njeh apo jo Kosovën, vendi është i pavarur dhe njihet nga më shumë se 100 vende”, ka argumentuar Ben-Meir.

“Përsëri, duke pasur parasysh rrethanat mbizotëruese, çdo veprim i ndërmarrë nga Kurti, pavarësisht se sa i justifikuar mund të jetë, duhet të koordinohet me BE-në për aq kohë sa mund të krijojë një efekt negativ. Kjo nuk sugjeron që Kurti nuk ka të drejtë të ndërmarrë një veprim të tillë; koordinimi me BE-në është i nevojshëm”, ka shtuar ndër të tjera ai, shkruan Albanian Post.

BE-ja dhe shtetet anëtare, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdojnë t’u kërkojnë autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga “hapat e njëanshëm” që mund të rrisin më tej tensionet, posaçërisht në veriun e trazuar të Kosovës.