Çka parashikon propozimi i ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat?
”Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat mund të jetë në kuadër të Agjencisë për Administratë Publike. Mësohet ekskluzivisht se ky është versioni më serioz i zgjidhjes së shumëpritur ligjore në kuadër The post Çka parashikon propozimi i ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
”Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat mund të jetë në kuadër të Agjencisë për Administratë Publike. Mësohet ekskluzivisht se ky është versioni më serioz i zgjidhjes së shumëpritur ligjore në kuadër të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.
Sipas burimeve të Alsat, palët kanë përafruar qëndrimet për ligjin që duhet ta zëvendësojë balancuesin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
Ligji duhet t’i japë kompetenca shtesë Agjencisë për Administratë, në mënyrë që zëvendësdrejtori i Agjencisë, të jetë përgjegjës për përfaqësimin adekuat. Megjithatë Agjencia, në rrethana të kornizës ligjore ekzistuese nuk i mbulon organet e sigurisë dhe për këtë po diskutohet që në ligj të përfshihen edhe këto organe.
Në negociata janë dhënë dhe ide të ndryshme nga palët. Njëra ka qenë që në vend të ligjit, të miratohet rezolutë, por kjo nuk është parë si zgjidhje gjithëpërfshirëse në këtë moment. Është diskutuar edhe formimi i një agjencie të ri për përfaqësim adekuat, megjithatë, as kjo nuk duket t’i ketë gjasat e pranimit, për shkak të politikave të mundshme për shkurtimin e administratës dhe formimi i një agjencie të re do të nënkuptonte të kundërtën, pra rritjen e saj.
Një ide tjetër ka qenë që Agjencisë për Përdorimin e Gjuhëve t’i shtohen kompetenca për ndjekjen e përfaqësimit, megjithatë kjo ide nuk është pranuar. Ide tjetër, ka qenë që Avokatit të Popullit t’i jepen kompetenca me të fuqishme për të ndjekur përfaqësimin etnik, meqenëse ai edhe ashtu e ndjek këtë fushë. Sipas burimeve të Alsat, bisedimet janë përafruar dhe në një ose dy takimet e radhës, pritet që të ketë marrëveshje. Në proces është i përfshirë vetë zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti. (Alsat.mk)
The post Çka parashikon propozimi i ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .