Deputetët e opozitës në aksion, mbyllet seanca parlamentare

Vetëm 15 minuta ka zgjatur seanca parlamentare e kësaj të hëne. Deputetët e opozitës ndoqën të njëjtin skenar, atë të bllokimit të punimeve. Edhe pse kjo është një seanca ku dëgjohen shqetësimet e zgjedhësve, përsëri nuk  pati  normalitet. Deputetet bllokuan foltoren dhe ndezën zhurmueset. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla iu drejtua kolegeve te opozites se “qytetarët […]

Mars 4, 2024 - 18:00
 0  5
Deputetët e opozitës në aksion, mbyllet seanca parlamentare

Vetëm 15 minuta ka zgjatur seanca parlamentare e kësaj të hëne. Deputetët e opozitës ndoqën të njëjtin skenar, atë të bllokimit të punimeve.

Edhe pse kjo është një seanca ku dëgjohen shqetësimet e zgjedhësve, përsëri nuk  pati  normalitet.

Deputetet bllokuan foltoren dhe ndezën zhurmueset. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla iu drejtua kolegeve te opozites se “qytetarët duan t’ju dëgjojnë ju dhe jo bilbilët”.

Deputetët e opozitës prej tetorit të vitit të kaluar kanë paraqitur disa kërkesa, të cilat janë rrëzuar nga mazhoranca qeverisëse. Kjo ka bërë që punimet e Kuvendit të mos zhvillohen normalisht.

Kujtojmë që opozita ka  çuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Komisionet Hetimore.