Derbi shqiptar këtë javë do të luhet në Shkup
Dy ekipet shqiptare që garojnë për titullin kampion në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Shkupi dhe Shkëndija, do të ndeshen këtë javë në Çair të Shkupit, transmeton Portalb.mk. Ndeshja e javës së V-të, do të fillojë prej orës 15:00. Në kohë të njëjtë do të fillojnë edhe pesë ndeshjet tjera. Gostivari do të […]
Dy ekipet shqiptare që garojnë për titullin kampion në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Shkupi dhe Shkëndija, do të ndeshen këtë javë në Çair të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja e javës së V-të, do të fillojë prej orës 15:00.
Në kohë të njëjtë do të fillojnë edhe pesë ndeshjet tjera. Gostivari do të luajë kundër Vardarit, Struga do të jetë mysafir te Pelisteri, Voska do të pret Sileksin, ndërsa Besa Doberdollit do të udhëtojë për të luajtur kundër Akademia Brerës.
Në kuadër të javës së V-të, do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Tikveshit.
Në krye të tabelës së Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut gjendet Shkëndija me 10 pikë, në vendin e dytë është Struga me 9 pikë, Gostivari e treta me 8 pikë, Shkupi gjendet në pozitën e gjashtë me 4 pikë, po aq edhe Voska në vendin e shtatë, sa ka edhe Besa në pozitën e nëntë.
Ndryshe, për herë të parë në këtë sezone, gjysma e ekipeve në Ligën e Parë janë ekipe shqiptare, gjashtë nga dymbëdhjetë ekipet: Struga, Shkupi, Shkëndija, Gostivari, Voska dhe Besa e cila tani është inkuadruar.
Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.