Deri të hënën do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit
Në rrugët e Shkupit do të ketë kufizime në tri ditët e Shkupit, për çka Policia e Maqedonisë së Veriut do të riorganizojë lëvizjen e automjeteve, transmeton Portalb.mk. “Nga data 21 deri më 23.12.2024 (nga e shtuna deri të hënën) për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh […]


Në rrugët e Shkupit do të ketë kufizime në tri ditët e Shkupit, për çka Policia e Maqedonisë së Veriut do të riorganizojë lëvizjen e automjeteve, transmeton Portalb.mk.
“Nga data 21 deri më 23.12.2024 (nga e shtuna deri të hënën) për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Kufizimet do të jenë kryesisht në pjesën qendrore të qytetit, për çka Policia kërkoi që të respektohen urdhrat e dhënë nga punonjësit e policisë.
“Vizitë e Delegacionit të kryesuar nga Numan Kurtulmush, Kryetar i Kuvendit të Madh Nacional të Republikës së Turqisë. Takimi kokë më kokë me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi”, njoftoi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në lidhje me ditën e shtunë.