“Do t’i nxjerrim jashtë një nga një, unë e ti” – Me kë po krijon aleancë Gjesti?
Gjesti dhe Rozana kanë krijuar një raport të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Takimi i tyre i parë ka qenë me batuta, e kështu ka nisur edhe më pas. Madje Rozana u ka qëndruar pranë Gjestit dhe Eglit mbrëmë kur ata patën një debat së bashku. Këngëtarja e këshilloi atë që t’i […]
Gjesti dhe Rozana kanë krijuar një raport të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Takimi i tyre i parë ka qenë me batuta, e kështu ka nisur edhe më pas.
Madje Rozana u ka qëndruar pranë Gjestit dhe Eglit mbrëmë kur ata patën një debat së bashku. Këngëtarja e këshilloi atë që t’i jepte kohë Eglit që të qetësohej.
Nga ana tjetër, Rozana i tha Eglit që t’i rrinte pranë Gjestit, mos t’i largohej.
Ndërkohë mbrëmë, teksa Rozana, Bernardi, Egli dhe Gjesti po qëndronin së bashku, ai i kërkoi Rozanës që të shkonte pranë tij. Këngëtarja iu afrua dhe u përqafuan, e në këto momente ai i thotë ‘se do t’i nxjerrin nga shtëpia banorët një e nga një’.
“Hajde veç një sekondë të lutem. Një nga një do ti nxjerrim jashtë, pasha një Allah, unë e ti një e nga një. Kap e kap, pa mëshirë se nuk ka më”, tha Gjesti teksa po e përqafonte.
Kujtojmë se pak ditë më parë Gjesti i tha Rozanës se nuk e kishte menduar se ishte aq e fortë. Madje duke qeshur i tha: “Kuku Rozi që je kaq femër e fortë nuk e kam besuar, seriozisht po them. Jo vetëm femër e fortë në lojë, e kam një bindje të madhe se ti po u kape me një burrë e mbyt, e rreh. Mos mujt asgjë me i bërë, e kap në vesh. Sipas parashikimeve të mia”.