“E goditën me thi*kë për vdek*je”, aktakuzë ndaj Sead Halilajt për vrasj*en e 19-vjeçares para 11 vitesh në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Sead Halilaj, për rastin e vrasjes mizore të 19-vjeçares në vitin 2013, i cili u ekstradua nga Britania e Madhe para një muaji. Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin dhe ndalimin e tij më 31 gusht. Ndaj Halilajt është ngritur aktakuza për shkak të dyshimit të bazuar […]

tetor 1, 2024 - 15:00
 0  5
“E goditën me thi*kë për vdek*je”, aktakuzë ndaj Sead Halilajt për vrasj*en e 19-vjeçares para 11 vitesh në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Sead Halilaj, për rastin e vrasjes mizore të 19-vjeçares në vitin 2013, i cili u ekstradua nga Britania e Madhe para një muaji. Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin dhe ndalimin e tij më 31 gusht.

Ndaj Halilajt është ngritur aktakuza për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Sead Halilaj bashkë me Sead Kullajn akuzohen për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, ku viktimë ka qenë motra e Kullajt.

Sipas aktakuzës, “me datë 04.06.2013 në periudhën kohore prej orës 03:23min dhe 06:47min, në Prizren, me dashje privon nga jeta në mënyrë mizore dhe tinzare nga motivet e ulëta së bashku me tani të dënuarin S.K., – viktimën I.K., në atë mënyrë që së bashku me S.K., nga Shkodra-Republika e Shqipërisë, vjen për të vizituar I.K., e cila ishte duke punuar si këngëtare-valltare në Mitrovicë në lokalin “Sh.”, pronë e M.S., me ç’rast takohen në Prizren, ku qëndrojnë në shtëpinë e F.R., ku ajo ka banuar më herët.“.

“Pasi që familja nuk është pajtuar lidhur me punën e saj si valltare dhe këngëtare në lokalet e natës, dhe pasi e njëjta nuk është pajtuar të kthehet në shtëpi, papritmas i pandehuri S.H., me thikë së bashku me S.K., fillojnë të godasin I.K., në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar plagë prerëse – shpuese, me ç’rast ka ardhur deri te vdekja e dhunshme si pasojë e gjakderdhjes masive të shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të prehtë, e që është konstatuar sipas raportit të autopsisë së kryer me datë 05.06.2013.”

Prokurori i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.