E mposhti Florian Markun, reagon Chris Kongo: Askush nuk mund të më ndal

Chris Kongo ka mposhtur boksierin shqiptar, Florian Marku në “O2 Arena” të Londrës, pas vendimit të gjyqtarëve. Gjyqtarët velrësuan fitoren e Kongos ndaj Markut me rezultatin 96-94, 96-93, 98-92. Pas meçit, Kongo tha se ka punuar shumë dhe se e dinte se do t’i shpërblehej kjo me fitore, teksa beson se askush nuk mund ta […]

Prill 1, 2024 - 13:00
 0  33
E mposhti Florian Markun, reagon Chris Kongo: Askush nuk mund të më ndal

Chris Kongo ka mposhtur boksierin shqiptar, Florian Marku në “O2 Arena” të Londrës, pas vendimit të gjyqtarëve.

Gjyqtarët velrësuan fitoren e Kongos ndaj Markut me rezultatin 96-94, 96-93, 98-92.

Pas meçit, Kongo tha se ka punuar shumë dhe se e dinte se do t’i shpërblehej kjo me fitore, teksa beson se askush nuk mund ta ndal.

“Ky s’mund të më ndal. Isha i disiplinuar dhe punova shumë, m’u shpërblye. Kam punuar shumë 24/7, jam krenar për veten për këtë fitore”, tha fillimisht Kongo për Sky Sports.

“Unë besova, i besova punës, gjithçka që duhet të bësh është të besosh. Vitin e kaluar mora një humbje, por kjo nuk do të më pengonte të qëndroja në palestër dhe të punoja e të punoja. E dija se një ditë do të shpërblehej. Ia premtova vetes pasi ta fitoja këtë se do të kthehesha në palestër. Askush nuk do të më ndalojë. Unë do të qëndroj i disiplinuar”, përfundoi ai.