E Ngarkuara me Punë e SHBA-së VanHorn zhvillon takim me ministrin Igli Hasani, ja për çfarë diskutuan
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn zhvilloi ditën e sotme një takim me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Përmes një postimi Ambasada Amerikane bëri të ditur se në takim u diskutua çuarja përpara e interesave të përbashkëta dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh. VanHorn […]
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn zhvilloi ditën e sotme një takim me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Përmes një postimi Ambasada Amerikane bëri të ditur se në takim u diskutua çuarja përpara e interesave të përbashkëta dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh.
VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Postimi i Ambasadës së SHBA:
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.