Epoka Slot nis me fitore, Liverpool mposht Ipswichin

Liverpool e ka nisur me fitore nën urdhrat e trajnerit të ri Arne Slot, duke triumfuar në udhëtim te Ipswich Town, për xhiron e parë të Premier League. Edhe pse “Reds” e nisën zbehët pjesën e parë, në 45-minutëshin e dytë ishin fantastik, duke regjistruar fitore 0:2. Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, me […]

gusht 17, 2024 - 21:00
 0  17
Epoka Slot nis me fitore, Liverpool mposht Ipswichin
epoka-slot-nis-me-fitore,-liverpool-mposht-ipswichin

epoka-slot-nis-me-fitore,-liverpool-mposht-ipswichin

Liverpool e ka nisur me fitore nën urdhrat e trajnerit të ri Arne Slot, duke triumfuar në udhëtim te Ipswich Town, për xhiron e parë të Premier League.

Edhe pse “Reds” e nisën zbehët pjesën e parë, në 45-minutëshin e dytë ishin fantastik, duke regjistruar fitore 0:2.

Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, me dy skuadrat që kishin raste shënimi por që assesi s’ia dolën t’i finalizonin.

Ishte Diogo Jota që hapi serinë e golave, duke realizuar pas një asistimi të yllit së skuadrës Mo Salah (60’).

Ndërsa, pas vetëm pesë minutave lojë, me një goditje të bukur egjiptiani e dyfishoi epërsinë, njëkohësisht vulosi fitoren (65’).

Liverpool kishte edhe disa raste tjera, por që nuk arriti t’i konkretizonte.

Ndërkohë, portieri i Kosovës Aro Muric mungoi në këtë përballje, me raportimet nga mediat britanike se është i lënduar.

Liverpool tani arkëton pikët e para në kampionatin anglez.