‘‘Faktor befasues’’: Shefi i EULEX-it flet për sul`min në Ibër-Lepenc
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, thotë se kryerësit e sulmit “kaq të shëmtuar” të atij në kanalin e Ibër-Lepencit, kanë në anën e tyre faktorin befasues. “Duhet ta kemi parasysh që Policia e Kosovës po zbaton strategji dhe aktivitete të ndryshme, për ta ndalur trafikimin e jashtëligjshëm dhe për t’i ndaluar këto aksione. Gjithsesi


Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, thotë se kryerësit e sulmit “kaq të shëmtuar” të atij në kanalin e Ibër-Lepencit, kanë në anën e tyre faktorin befasues.
“Duhet ta kemi parasysh që Policia e Kosovës po zbaton strategji dhe aktivitete të ndryshme, për ta ndalur trafikimin e jashtëligjshëm dhe për t’i ndaluar këto aksione. Gjithsesi, kryerësit e një sulmi kaq të shëmtuar gjithnjë kanë në anën e tyre faktorin befasues”.
“Patjetër që hetimet, inteligjenca dhe kontrollet e ndryshme mund të ndihmojnë parandalimin e sulmeve të tilla terroriste. Por, befasia është gjithmonë një aspekt me rëndësi që duhet ta kemi parasysh”.