Gazetari Lani: Tregoni kryeministrit që pjesëtari i FSK-së ka vde*kur duke rënë nga kati i dhjetë duke punuar
Një person ka vdekur tragjikisht në vendin e punës duke rënë objekti banesor në Prishtine Për këtë ka shkruar gazetari Arsim Lani i cili tha se viktima, Liman Musliu ishte pjesëtar i FSK-së i cili po punonte pas orarit të punës. Gazetari ka shkruar se Liman Musliu kishte qenë pjesëtar i Njësisë Speciale të UÇK-së
Gazetari ka shkruar se Liman Musliu kishte qenë pjesëtar i Njësisë Speciale të UÇK-së, pastaj në TMK, e deri pardje në FSK.
E për këtë rast të rëndë, Lani pati disa fjalë edhe për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Postimi i plotë:
Ndoshta kryeministri i Kosovës, ndodhet në diasporë per t’i njoftuar mërgimtarët se sa shumë është “zhvilluar” Kosova në këto katër vjet të qeverisjes së tij e mbase per t’ju treguar se sa të dinjitetshme janë pagat në FSK.
Pasi ka kriju një distancë të madhe me realitetin, tregoni dikush që një ish pjesëtar i Njësisë Speciale të UÇK-së, TMK-së e deri dje pjesë e FSK-së ka vdekur duke rënë nga kati i dhjetë i një objekti në Prishtinë tek po punonte në ndërtimtari pas orarit zyrtar të punës që t ‘arrij ta mbaj familjen e tij.
Liman Musliu, lum Kosova që pati e mjer Kosova që s’bëri asgjë për ty e shokët e tu
Një person ka vdekur tragjikisht në vendin e punës duke rënë objekti banesor në Prishtine