Gërvalla njofton se Policia serbe ka liruar zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe, pas ndalesës që iu bë një ditë më parë në kufi. Këtë e ka bërë të ditur, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, transmeton Front Online. “Sapo u njoftova nga përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari […]
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe, pas ndalesës që iu bë një ditë më parë në kufi.
Këtë e ka bërë të ditur, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, transmeton Front Online.
“Sapo u njoftova nga përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari se pas presionit të madh ndërkombëtar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë”, ka shkruar Gërvalla.