Gjesti hap zemrën për Eglin: Pasha Zotin, ka një shikim vdekjeprurës
Edhe pse jemi mësuar gjithmonë t’i shikojmë duke debatuar me njëri-tjetrin, së fundmi Gjesti ka hapur zemrën me Loredanën në dhomën e grimit, ku në fakt të dy kanë shpalosur mendime personale dhe ndjenja të thella. Gjatë bisedës, Loredana pyeti Gjestin nëse ishte duke rënë në dashuri, dhe përgjigjja e tij e papritur shkaktoi mjaft […]
Edhe pse jemi mësuar gjithmonë t’i shikojmë duke debatuar me njëri-tjetrin, së fundmi Gjesti ka hapur zemrën me Loredanën në dhomën e grimit, ku në fakt të dy kanë shpalosur mendime personale dhe ndjenja të thella.
Gjatë bisedës, Loredana pyeti Gjestin nëse ishte duke rënë në dashuri, dhe përgjigjja e tij e papritur shkaktoi mjaft habi.
Pavarësisht se ka thënë herë pas here se nuk ka ndjenja të forta për dikë, Gjesti shprehu se një shikim i veçantë po e trondit, duke thënë: “Kur më shikon, po ma dridh… Pasha Zotin, ka një shikim vdekjeprurës.”
Loredana, e kuriozuar, vazhdoi me pyetje të tjera, duke e pyetur nëse ka pasur ndjenja të thella për dikë më parë dhe nëse ato ndjenja ishin rikthyer ndonjëherë. Gjesti e pranoi se ka përjetuar dashuri të vërteta, por kur u pyet për ndjenjat e tij të mëparshme, ai u shpreh me një përgjigje misterioze: “Është diçka shumë interesante… por nuk do të flas më shumë për të.”
Për më tepër, Loredana ndau ndjenjat e saj, duke zbuluar se kohët e fundit nuk kishte përjetuar emocionet dhe ndjenjat që ajo i kishte ndjerë për Jozi-n, një ndjesi që duket se ka lënë një ndikim të thellë tek ajo.
Biseda, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, na ofron një vështrim të thellë në jetën private të të dy artistëve dhe flet për fuqinë e dashurisë dhe ndjenjave në botën e showbiz-it.