Gjiko ‘flirton’ me Edona Jamesin nga vetura e tij

Bashkëpunimi i fundit i Gjikos me Mak Zogajn po rezulton të jetë një nga hitet më të dëgjuara të stinës. Kënga, e cila në tekstin e saj i bën referencë Edona James, finalistja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, po tërbon tregun muzikor dhe po korr sukses të madh. Magjia e bashkëpunimit ka shkuar […]

Prill 17, 2024 - 14:00
 0  6
Gjiko ‘flirton’ me Edona Jamesin nga vetura e tij

Bashkëpunimi i fundit i Gjikos me Mak Zogajn po rezulton të jetë një nga hitet më të dëgjuara të stinës.

Kënga, e cila në tekstin e saj i bën referencë Edona James, finalistja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, po tërbon tregun muzikor dhe po korr sukses të madh.

Magjia e bashkëpunimit ka shkuar përtej muzikës, pasi dy artistët dhe Edona James kanë realizuar një skenë bashkë, e cila dëshmohet qartë në videon që po përflitet shumë në rrjetet sociale.

Skena në fjalë është krijuar në parkingun e një qendre tregtare në kryeqytet, ku shohim Gjikon duke manovruar rrotull Edonës me veturën e Vesës.

 

Ky moment po vlerësohet si një promovim shtesë për këtë projekt muzikor, i cili po vlerësohet gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale.

Numri i pëlqimeve dhe komenteve është në rritje, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e Gjikës për të krijuar hite që kapin vëmendjen e publikut.

Pritshmëritë e larta për këtë projekti tashmë janë plotësisht të justifikuara, pasi video dhe kënga vazhdojnë të gjenerojnë mbështetje dhe entuziazëm në mesin e komunitetit të muzikës dhe më gjerë.