Taravari: Do të ndalojmë plotësisht bixhozin në Maqedoni

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari, në tubimin qendror në Dibër fokusin e vendosi te lojërat e fatit dhe te kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta. Taravari premton se si president por edhe si qeveri e ardhshme e cila sipas tyre do të udhëhiqet nga VLEN, do të mbyllen të gjitha lojërat […]

Prill 17, 2024 - 15:00
 0  4
Taravari: Do të ndalojmë plotësisht bixhozin në Maqedoni

Kandidati për president nga radhët e VLEN, Arben Taravari, në tubimin qendror në Dibër fokusin e vendosi te lojërat e fatit dhe te kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta. Taravari premton se si president por edhe si qeveri e ardhshme e cila sipas tyre do të udhëhiqet nga VLEN, do të mbyllen të gjitha lojërat e fatit dhe të gjitha kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta, ndërsa borxhet e qytetarëve nga këto kredi, do të falen plotësisht.

“Qasja e lehtë dhe e shpejtë në para me fajde të lartë I ka zhytur bashkëqytetarët tanë në borxhe. Qytetarët tone varfërohen, ndërsa Sasho Mijallkovi dhe oligarkët rus dhe serb pasurohen. Ne si koalicion VLEN dhe si qeveri e ardhshme menjëherë do të ndalojmë plotësisht bixhozin në Maqedoni. Do të mbyllim kompanitë e kredive të shpejta. Do të falim të gjitha borxhet e qytetarëve të mara si kredi të shpejta”, theksoi Arben Taravari – VLEN.