“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Reshjet e mëdha si dhe përmbytjet krijuan skena apokaliptike në Dubai, dhe disa pamje i solli edhe vetë këngëtarja Adelina Tahiri e cila ka shkuar me pushime. Siç raporton edhe BBC, reshjet e mëdha kanë goditur disa shtete të Gjirit, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në të gjithë rajonin e po ashtu edhe në Dubai. […]

Prill 17, 2024 - 14:00
 0  6
“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Reshjet e mëdha si dhe përmbytjet krijuan skena apokaliptike në Dubai, dhe disa pamje i solli edhe vetë këngëtarja Adelina Tahiri e cila ka shkuar me pushime.

Siç raporton edhe BBC, reshjet e mëdha kanë goditur disa shtete të Gjirit, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në të gjithë rajonin e po ashtu edhe në Dubai.

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri cila po qëndron atje tash e disa ditë, bashkë me burrin dhe fëmijët e tyre ka treguar për “pamjet apokaliptike” që sollën reshjet në Dubai.

Këto pamje që publikoi ajo në llogarinë e saj në Instagram, tregonin përmbytjet e mëdha e gjithashtu makinat të cilat ishin zhytur thellë në ujë.

Aeroporti i Dubait tha se fluturimet ishin devijuar përkohësisht, megjithëse kanë rifilluar më pas.