Graçanicë, gjen mjet të pashpërthyer në oborrin e fabrikës së tij
Një burrë në Lepinë të Graçanicës ka raportuar se ka gjetur një mjet të pashpërthyer në oborrin e fabrikës së tij, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka larguar mjetin në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. “Lepina, Graqanicë19.11.2024 – 14:40. Një


Një burrë në Lepinë të Graçanicës ka raportuar se ka gjetur një mjet të pashpërthyer në oborrin e fabrikës së tij, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka larguar mjetin në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
“Lepina, Graqanicë19.11.2024 – 14:40. Një mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e fabrikës së tij, kishte vërejtur një mjet i pashpërthyer. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente”, thuhet në njoftimin e policisë.