Haradinaj takohet me Ali Ahmetin: Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin. Haradinaj ka thënë se Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare. “Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare. Kontributi i tij

dhjetor 17, 2024 - 13:00
 0  5
Haradinaj takohet me Ali Ahmetin: Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime
haradinaj-takohet-me-ali-ahmetin:-kosova-do-te-jete-gjithmone-mbeshtetese-e-vellezerve-tane-ne-kerkesat-e-tyre-legjitime

haradinaj-takohet-me-ali-ahmetin:-kosova-do-te-jete-gjithmone-mbeshtetese-e-vellezerve-tane-ne-kerkesat-e-tyre-legjitime

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kryetarin e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin.

Haradinaj ka thënë se Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare.

“Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare. Kontributi i tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këto 30 e sa vitet e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloj me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie.

“Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie. Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV”, është shprehur Haradinaj.