Hoxha: Prej pasluftës e deri më tani, në fushën e arsimit vetëm është eksperimentuar

Doracaku i lëndës ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’ solli reagime të shumta të opinionit drejtuar Ministrisë së Arsimit, raporton Gazeta10. Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës, në emisionin “Raport” të Kanal10, tha se që nga paslufta e deri më sot në arsim ka pasur vazhdimisht eksperimente. “Unë personalisht tash e 15-të vite jam

Nëntor 13, 2024 - 05:00
 0  5
Hoxha: Prej pasluftës e deri më tani, në fushën e arsimit vetëm është eksperimentuar
hoxha:-prej-pasluftes-e-deri-me-tani,-ne-fushen-e-arsimit-vetem-eshte-eksperimentuar

hoxha:-prej-pasluftes-e-deri-me-tani,-ne-fushen-e-arsimit-vetem-eshte-eksperimentuar

Doracaku i lëndës ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’ solli reagime të shumta të opinionit drejtuar Ministrisë së Arsimit, raporton Gazeta10.

Nexhmi Hoxha nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës, në emisionin “Raport” të Kanal10, tha se që nga paslufta e deri më sot në arsim ka pasur vazhdimisht eksperimente.

“Unë personalisht tash e 15-të vite jam nëpër shkolla dhe e shohim që në Ministrinë e Arsimit jo vetëm tani, është gabim i madh nëse thuhet që vetëm kjo ministri i ka fajet apo kjo qeveri. Arsimin të gjitha qeveritë e kanë lënë anash dhe e kanë pas eksperiment. Fatkeqësi e madhe është që prej paslufte e këndej ministrinë e Arsimit e kanë pasur eksperiment. Dy vite kanë punuar me një program, pas dy viteve është ndryshuar me një tjetër, vazhdimisht ka qenë në ekspertizë me arsimin”, deklaroi ai.

Sipas tij, në të gjitha “eksperimentet” e bëra deri më tani ende nuk ka pasur agjendë e cila do e dërgonte në progres arsimin vendor.

“Jo vetëm tash por edhe më parë, nuk ka pasur një agjendë kombëtare me e shty para arsimin. Në edukatën qytetare, në klasën e katërt, të pestë e të gjashtë ka tema të caktuara për LGBT-në, për tema të caktuara që i mësojnë edhe të drejtat e njeriut, domethënë nuk ka pasur nevojë me ardh deri në këtë shkallë”, shtoi ai.