Inspektorët arsimor konstatuan se mësuesit në RMV nuk kanë burime të mjaftueshme për realizimin e mësimdhënies
Në shkolla nuk ka mjaftueshëm materiale dhe burime didaktike për mësimdhënie në të gjitha gjuhët e mësimdhënies (në këtë fushë hyjnë edhe teknologjitë ndihmëse për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore). Kabinetet e specializuara për lëndë të caktuara nuk janë plotësisht të pajisura me mjete mësimore. Në shkolla, në praktikë, në procesin e mësimdhënies, metodat […]
Në shkolla nuk ka mjaftueshëm materiale dhe burime didaktike për mësimdhënie në të gjitha gjuhët e mësimdhënies (në këtë fushë hyjnë edhe teknologjitë ndihmëse për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore). Kabinetet e specializuara për lëndë të caktuara nuk janë plotësisht të pajisura me mjete mësimore. Në shkolla, në praktikë, në procesin e mësimdhënies, metodat dhe teknikat moderne të mësimdhënies nuk aplikohen mjaftueshëm. Nuk ka ende platformë të mësimit elektronik. Këto janë vetëm disa nga parregullsitë e konstatuara nga inspektorët shtetërorë të arsimit, të cilat janë shënuar në raportin e tyre gjashtëmujor për punën e Inspektoratit për vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.
Në raport theksohet se një pjesë e konsiderueshme e kohës së punës së mësuesve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë shpenzohet në aktivitete administrative për shkollën, pa lidhje me profilin e tyre.
“Në kopshte ka një numër të madh të fëmijëve në grupe edukative. Partneriteti social në fushën e arsimit nuk është i kënaqshëm. Në praktikë, partnerët socialë nuk janë të përfshirë në mënyrë adekuate në procesin e vendimmarrjes në politikat arsimore. Kabinetet e specializuara për lëndë të caktuara nuk janë plotësisht të pajisura me mjete mësimore. Në shkolla, në praktikë, në procesin e mësimdhënies, metodat dhe teknikat moderne të mësimdhënies janë të pamjaftueshme”, thuhet në raport.
Gjithashtu, inspektorët konstatuan se ka mospërputhje të ligjeve ekzistuese që rregullojnë aspekte dhe nivele të ndryshme të sistemit arsimor.
“Ka një mospërputhje edhe ndërmjet dispozitave të ligjeve të ndryshme që janë të ndërlidhura ose rregullojnë të njëjtat çështje. Ka zotërim të pamjaftueshëm të programit të zhvillimit të fëmijërisë së hershme për fëmijët në kopshte. Kurrikulat nuk janë mjaftueshëm relevante për mjedisin lokal. Në shumicën e shkollave, edukimi qytetar dhe edukimi për shkathtësitë e jetës mësohen në mënyrë të pamjaftueshme ose të papërshtatshme, ndërsa aftësitë sipërmarrëse janë në nivel të ulët si te nxënësit ashtu edhe te mësuesit”, thuhet në raport.
Në periudhën janar-qershor 2024, Inspektorati shtetëror i arsimit ka kryer 2.393 inspektime, nga të cilat 1.855 të rregullta, 386 të jashtëzakonshme dhe 152 kontrolle.
“ISHA ka konstatuar 223 parregullsi dhe ka lëshuar 74 indikacione në procesverbalet e inspektimeve të kryera. Ka nxjerrë 85 vendime, ka kryer 23 edukime, ka lëshuar 21 urdhërpagesa dhe ka paraqitur 19 kallëzime për kundërvajtje dhe një penale”, thuhet në raport.