Ish-kryeinspektori i AKI-së: Ka shumë spiuna në Kosovë, gjithë ka pas edhe ka me pas

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani në një intervistë në “Frontal” të T7 ka deklaruar se nuk çuditet nga arrestimi i dy spiunëve shqiptarë në Ferizaj. Sipas tij, në Kosovë ka shumë të tillë, dhe se do të ketë gjithmonë. “Edhe Policia e AKI-ja mund të vëzhgojnë pa urdhër të Gjykatës. Asnjë provë e AKI-së nuk […]

qershor 5, 2024 - 19:01
 0  6
Ish-kryeinspektori i AKI-së: Ka shumë spiuna në Kosovë, gjithë ka pas edhe ka me pas
ish-kryeinspektori-i-aki-se:-ka-shume-spiuna-ne-kosove,-gjithe-ka-pas-edhe-ka-me-pas

ish-kryeinspektori-i-aki-se:-ka-shume-spiuna-ne-kosove,-gjithe-ka-pas-edhe-ka-me-pas

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani në një intervistë në “Frontal” të T7 ka deklaruar se nuk çuditet nga arrestimi i dy spiunëve shqiptarë në Ferizaj.

Sipas tij, në Kosovë ka shumë të tillë, dhe se do të ketë gjithmonë.

“Edhe Policia e AKI-ja mund të vëzhgojnë pa urdhër të Gjykatës. Asnjë provë e AKI-së nuk mund të përdoret si provë në Gjykatë. Në rast që vërtetohen edhe nga Policia, atëherë vihen në funksion edhe organet e drejtësisë. Ka pas gjithë edhe ka me pas gjithë spiuna të Serbisë. Ka shumë spiuna në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, ish-hetuesi i Policisë, tani avokat Naim Rudari, ka treguar se sa mund të përgjohet një person nga institucionet e Kosovës.

“Një person mund të përgjohet për shembull për terrorizëm, e gjatë aplikimit të kësaj mase të fshehtë mund të haset në ndonjë vepër tjetër penale, atëherë asesi nuk mund të injorohet as kjo vepër penale që mund të haset. Përdorimi i masës së fshehtë ka afate kohore, ku çdo 60 ditë mund të përtrihet kjo masë”, ka thënë Rudari.