ISHT në terren: Nëpër markete çmimet janë ulur për 10 për qind, për produktet e “Shportës së Vitit të Ri”

Duke pasur parasysh se nga sot fillon fushata e qeverisë “Më pak harxhime, më shumë për ty!”, Inspektorati i tregut në mbarë Maqedoninë po kryen kontrolle në zinxhirët e marketeve që sipas ligjit kryejnë aktivitete edhe të dielave me qëllim monitorimin e çmimeve të produkteve që përfshihen në “Shportën e Vitit të Ri”. Nga monitorimi […]

dhjetor 15, 2024 - 21:00
 0  6
ISHT në terren: Nëpër markete çmimet janë ulur për 10 për qind, për produktet e “Shportës së Vitit të Ri”

Duke pasur parasysh se nga sot fillon fushata e qeverisë “Më pak harxhime, më shumë për ty!”, Inspektorati i tregut në mbarë Maqedoninë po kryen kontrolle në zinxhirët e marketeve që sipas ligjit kryejnë aktivitete edhe të dielave me qëllim monitorimin e çmimeve të produkteve që përfshihen në “Shportën e Vitit të Ri”.

Nga monitorimi është konstatuar se çmimet e produkteve nga “Shporta e Vitit të Ri” janë ulur për 10 për qind dhe në rafte janë shënuar me etiketën përkatëse.

“Monitorimi i çmimeve bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe Ligjin për tregtinë, përkatësisht shihen çmimet aktuale të produkteve të përfshira në listën ‘Shporta e Vitit të Ri’ së bashku me çmimet më të ulëta të të njëjtave produkte që janë aplikuar në 30 ditët e fundit. Fushata do të zgjasë deri më 15 janar 2025, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut do të bëjë kontroll të tregjeve për të konstatuar nëse respektohet marrëveshja e arritur mes Qeverisë dhe tregtarëve. Në këtë fushatë janë përfshirë 80 tregtarë, me një listë me mbi 800 produkte ushqimore që qytetarët mund t’i gjejnë në ueb-faqen www.mojakosnica.mk. Gjithashtu, lista pritet të zgjerohet dhe të përfshijë mbi 1000 produkte”, thekson Inspektorati.

Inspektorati i tregut apelon që nëse qytetarët vërejnë manipulime të paraqiten në numrin 191 ose në www.dpi.gov.mk.