Kasami: Ali Ahmeti po sillet si fëmijë i llastuar (Video)

Duke komentuar letrën e kreut te BDI-së Ali Ahmeti drejtuar Hristijan Mickoskit, drejtuesi i Lëvisjes BESA, Bilall Kasami tha se kreu i integristve po sillet si “fëmijë i llastuar”. Kasami tha se ai duhet ta reformojë partinë nga njerëzit që e çuan në opozitë. “Më vjen keq që Ali Ahmeti nuk e ka kuptuar pas […]

tetor 29, 2024 - 17:02
 0  6
Kasami: Ali Ahmeti po sillet si fëmijë i llastuar (Video)

Duke komentuar letrën e kreut te BDI-së Ali Ahmeti drejtuar Hristijan Mickoskit, drejtuesi i Lëvisjes BESA, Bilall Kasami tha se kreu i integristve po sillet si “fëmijë i llastuar”. Kasami tha se ai duhet ta reformojë partinë nga njerëzit që e çuan në opozitë.

“Më vjen keq që Ali Ahmeti nuk e ka kuptuar pas më shumë se 4 muajve që është në opozitë dhe duhet të sillet si opozitë, që nënkupton reformimin e partisë së tij, edhe më tutje ai sillet si një fëmijë i llastuar që të gjithë të tjerët janë fajtorë dhe vetëm ai jo dhe njerëzit rreth tij të cilët e sollën në opozitë nuk janë fajtor. Pra unë do i kisha sugjeruar që të bëjë një riformatim të mirë të partisë dhe të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme”, tha Kasami.