Kasami uroi 7 Marsin: Jemi të angazhuar për përmirësimin e kushteve të mësimit në të gjitha shkollat
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami uroi 7 Marsin, me ç’rast tha se janë të angazhuar për përmirësimin e kushteve të mësimit. “Ne jemi të angazhuar për përmirësimin e kushteve të mësimit në të gjitha shkollat! Mësimi në fshatin Gajre nga sot do të zhvillohet me një ndërrim, një hap tjetër pozitiv për zhvillimin […]

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami uroi 7 Marsin, me ç’rast tha se janë të angazhuar për përmirësimin e kushteve të mësimit.
“Ne jemi të angazhuar për përmirësimin e kushteve të mësimit në të gjitha shkollat! Mësimi në fshatin Gajre nga sot do të zhvillohet me një ndërrim, një hap tjetër pozitiv për zhvillimin e arsimit dhe ofrimin e mundësive më të mira për nxënësit. Ky është një hap përpara për të siguruar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm. Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Jeni shpresë dhe frymëzim për të gjithë ne!”, tha Kasami në urimin e tij.