Shkoi ta surprizonte për 30-vjetor dhe gjeti dashurinë, ja si u njoh Kresha me gruan

Mc Kresha në një paraqitje publike ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshorten e tij, Erzinën. Ai ka treguar se para njohjes, tashmë nëna e dy fëmijëve të tij, kishte qenë ndër fanset e tij më të mëdha. “Atë ditë më kontaktuan që t’i bëja urimin një vajze që më donte shumë. Nuk e […]

Nëntor 8, 2024 - 18:00
 0  5
Shkoi ta surprizonte për 30-vjetor dhe gjeti dashurinë, ja si u njoh Kresha me gruan

Mc Kresha në një paraqitje publike ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshorten e tij, Erzinën.

Ai ka treguar se para njohjes, tashmë nëna e dy fëmijëve të tij, kishte qenë ndër fanset e tij më të mëdha.

“Atë ditë më kontaktuan që t’i bëja urimin një vajze që më donte shumë. Nuk e dija që ajo ishte Erzina dhe as që po festonte 30-vjetorin. Më vonë u mësova për këtë dhe vendosa të shkoj tek shtëpia e saj për t’i bërë urimin.”

Ai shpjegon se në natën kur koncerti i tij u anulua për shkak të shiut, ai kaloi mbrëmjen me Erzinën dhe shoqërinë e saj. “A pati ndonjë moment të veçantë atë natë?” e pyet Mira, dhe MC Kresha, me një buzëqeshje tipike, pranon:

“Po, pati një puthje. Epo, unë jam i suksesshëm (qesh)”.