Komisioni Antikorrupsion: Nuk jemi kompetentë për besueshmërinë e certifikatës së Hristovskit
Drejtori i ASK-së Bojan Hristovski edhe ligjërisht u emërua drejtor i ASK-së, konstatoi unanimisht Komisioni Antikorrupsion. Ata thonë se dokumentacioni i Hristovskit i plotëson kushtet. Megjithatë nuk kanë kontrolluar nëse The post Komisioni Antikorrupsion: Nuk jemi kompetentë për besueshmërinë e certifikatës së Hristovskit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Drejtori i ASK-së Bojan Hristovski edhe ligjërisht u emërua drejtor i ASK-së, konstatoi unanimisht Komisioni Antikorrupsion. Ata thonë se dokumentacioni i Hristovskit i plotëson kushtet. Megjithatë nuk kanë kontrolluar nëse dokumentet janë autentike, mes të cilëve është edhe certifikata për gjuhën angleze që e ka marrë në një shkollë të kontestueshme për gjuhët e huaja në Pllovdiv të Bullgarisë.
Kohë më parë nga Prokuroria për TV21 theksuan se procesi është në fazë parahetimore dhe prokurorët ndërmarrin veprime për ta konstatuar gjendjen, por nuk zbulojnë për çfarë veprime bëhet fjalë. Përndryshe anëtarët e KShPK-së kanë kërkuar që Inspektorati i arsimit ta kontrollojë edhe diplomën e tij që e ka marrë nga një universitet privat.
Në ndërkohë VMRO-DPMNE-ja është e kënaqur nga vendimi i Antikorrupsionit.
LSDM paraprakisht akuzonte se po kryhet partizim me emërimin e Hristovskit, për shkak se në vitin 2023 ka qenë kryetar i Komitetit të Qytetit të VMRO-DPMNE-së. Gjithashtu, kontestonin edhe certifikatën për gjuhë, të marrë në Bullgari, për çka thonë se nuk ka qendra të licencuara për dhënien e certifikatës së tillë.
The post Komisioni Antikorrupsion: Nuk jemi kompetentë për besueshmërinë e certifikatës së Hristovskit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .