Ky është 22-vjeçari nga Vushtria që vdiq nga kontakti me rrymën

Një 22-vjeçar është goditur nga energjia elektrike ku si pasojë edhe ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, Indeksonline mëson se 22-vjeçari që vdiq është Endrit Krasniqi. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. ‘’Sot rreth orës 10:00,  policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një […]

tetor 7, 2024 - 15:00
 0  7
Ky është 22-vjeçari nga Vushtria që vdiq nga kontakti me rrymën

Një 22-vjeçar është goditur nga energjia elektrike ku si pasojë edhe ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, Indeksonline mëson se 22-vjeçari që vdiq është Endrit Krasniqi.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

‘’Sot rreth orës 10:00,  policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është iniciuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Indeksonline