Limani: Po punojmë intensivisht për të reduktuar listat e pritjes për regjistrimin në çerdhe

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë sot në tribunën e pestë në kuadër të platformës “100% të përkushtuar për ty”, me fokus në çështjet sociale dhe shëndetësore në shoqërinë tonë. Duke u përgjigjur në pyetje për listat e gjata të pritjes për regjistrimin në çerdhe, Limani theksoi se në 100 […]

Nëntor 4, 2024 - 19:02
 0  6
Limani: Po punojmë intensivisht për të reduktuar listat e pritjes për regjistrimin në çerdhe

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë sot në tribunën e pestë në kuadër të platformës “100% të përkushtuar për ty”, me fokus në çështjet sociale dhe shëndetësore në shoqërinë tonë.

Duke u përgjigjur në pyetje për listat e gjata të pritjes për regjistrimin në çerdhe, Limani theksoi se në 100 ditët e para, nisën aktivitete ndërtimi për 2 çerdhe, dhe dy të tjera u hapën. Ai përmendi gjithashtu nënshkrimin e marrëveshjeve për grante me komunat, një projekt të qeverisë, ku hyjnë edhe dy çerdhe të tjera.

“Në proces është ndërtim, ndërtim shtesë dhe pajisje të 15 çerdheve, me hapjen e të cilave kapaciteti do të rritet për 1,397 fëmijë,” tha Limani.

Ai informoi se, mbi 25 çerdhe janë planifikuar të hapen deri në vitin 2028. Limani theksoi se përveç investimeve kapitale, ministria po investon gjithashtu në forcimin e kuadrit profesional në çerdhe.

“Ministria është e hapur dhe vazhdimisht apelon deri tek komunat që të shprehin interes dhe të dorëzojnë projekte për çerdhe të reja ose zgjerimin e atyre ekzistuese, në mënyrë që çdo fëmijë të ketë mundësinë të përfshihet në arsim dhe edukim parashkollor,” përfundoi Limani.