Mandati i Xhaçkës, reaagon Berisha: Rama shkelmoi Kushtetutën për të mbrojtur Xhaçkën

Ish-kryeministri  Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me votimin kundër të Partisë Socialiste  për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim. Berisha para mbështestësve të tij u shpreh se Edi Rama shkelmoi Kushtetutën për të mbrojtur Olta Xhaçkën. Ai theksoi se Rama e mbrojti Xhaçkën sepse në çdo […]

Prill 12, 2024 - 01:00
 0  13
Mandati i Xhaçkës, reaagon Berisha: Rama shkelmoi Kushtetutën për të mbrojtur Xhaçkën

Ish-kryeministri  Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me votimin kundër të Partisë Socialiste  për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Berisha para mbështestësve të tij u shpreh se Edi Rama shkelmoi Kushtetutën për të mbrojtur Olta Xhaçkën. Ai theksoi se Rama e mbrojti Xhaçkën sepse në çdo investim strategjik kreu i qeverisë ka 30%.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Erion, sot ti kur pe Oltën se si e mbrojti Edi Rama, se si kryehajduti i qeverisë shkelmoi mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Edi Rama, çfarë do t’i thuash ti Koço Kokëdhimës që e përjashtove nga parlamenti, i more mandatin, kurse Olta Xhaçkën e mbrojte?

Po çfarë dallimi kishin këta të dy?

Ua them unë dallimin, e kam thënë këtu me dhjetëra herë, në çdo investim strategjik, Edi Rama ka 30 përqind.

Ndaj dhe Olta sot shkelmoi mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, mbi gjykatën, mbi çdo gjë.

Ka vjedhur tokën me dokumente, me falsifikime.

Tokën publike e ka marrë bashkë me të shoqin dhe Edi Ramën dhe Olsi Ramën për të ndërtuar parajsën e tyre.

Dhe asaj nuk i hiqet imuniteti, nuk i hiqet mandati.

Edi Rama, drejtësinë për ty do e bëjnë shqiptarët.

Pas Erion Veliajt, radhën e ke ti.

Forcë në botë që të shpëton ty nga verdikti i qytetarëve të zemëruar të Shqipërisë nuk ka.

Nuk ka kryeministër më hajdut.

Nuk ka kryeministër më të inkriminuar se ti në Europë dhe në botë.

Edi Rama, largohu sa më parë.