Socialistët nuk e “dorëzojnë” Xhaçkën, Bardhi: Vdiq kushtetutshmëria, një ditë e zezë për Shqipërinë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi PS votoi kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim, ashtu siç kjo e fundit ka urdhëruar që me vendimin e janarit 2023. Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se tashmë Gjykata Kushtetuese e ka humbur funksionin e […]

Prill 12, 2024 - 01:00
 0  19
Socialistët nuk e “dorëzojnë” Xhaçkën, Bardhi: Vdiq kushtetutshmëria, një ditë e zezë për Shqipërinë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi PS votoi kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim, ashtu siç kjo e fundit ka urdhëruar që me vendimin e janarit 2023.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se tashmë Gjykata Kushtetuese e ka humbur funksionin e saj, pasi vendimet që dalin nga ky institucion nuk zbatohen nga mazhoranca.

Sipas demokratit. me votimin e bërë sot në Parlament ka “vdekur” kushtetutshmëria në vend dhe reforma në drejtësi.

“Mesazhi mafioz që Edi Rama i përcolli sot SPAK se nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën. Njësoj siç u soll sot me Gjykatën Kushtetuese dhe nesër nëse ata marrin vendime kundër Xhaçkës. Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetueshmërinë në vend dhe reformën në drejtësi. Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai midis të tjerash.