Maqedonci tregon se kur do të vijnë Javelinët në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se në vazhdimësi kanë marrë dhe se janë duke marrë armatim nga ShBA-ja, dhe se blerja e fundit ka qenë në muajin tetor. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai shtoi se në asnjë rast s’ka pasur hezitim nga ShBA-ja për t’i shitur armë FSK-së, por përkundrazi ai ka

dhjetor 10, 2024 - 23:00
 0  5
Maqedonci tregon se kur do të vijnë Javelinët në Kosovë
maqedonci-tregon-se-kur-do-te-vijne-javelinet-ne-kosove

maqedonci-tregon-se-kur-do-te-vijne-javelinet-ne-kosove

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njofton se në vazhdimësi kanë marrë dhe se janë duke marrë armatim nga ShBA-ja, dhe se blerja e fundit ka qenë në muajin tetor.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai shtoi se në asnjë rast s’ka pasur hezitim nga ShBA-ja për t’i shitur armë FSK-së, por përkundrazi ai ka pasur mundësi që të shkojë në vizitë atje në dhjetor të vitit të kaluar, ku ka pasur takime në departamentin e shtetit dhe atë të mbrojtjes dhe se ka marrë mbështetje jashtëzakonisht të madhe për ndërtimin e kapaciteteve.

Maqedonci po ashtu theksoi se për raketat antitank “Javelin” është bërë pagesa për dy këste, nga tre sa janë gjithsej, dhe se janë në sinkronizim, koordinim dhe në komunikim me ShBA-në që t’i kemi, siç tha, në një afat sa më të shkurtër.

“Vlerësoj që gjatë vitit 2025 do të kemi ardhjen e parë të Javelinëve. Por është për t’u theksuar se tanimë FSK nuk është në mungesë të sistemeve raketore antitank. Ne kemi bërë blerje nga Turqia të dy sistemeve”, deklaroi Maqedonci.