Meta shkrihet së qeshur gjatë fjalës së Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

Ende është duke u zhvilluar mbledhja e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë. Por sërisht ka vijuar përplasja midis Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Kryemadhi, teksa po mbante fjalën e saj në mbledhje, foli edhe për nepotizmin në partitë politike, një fjalë që Meta ka përdorur shesh ditët e fundit. Por një reagim i çuditshëm […]

Prill 19, 2024 - 21:00
 0  7
Meta shkrihet së qeshur gjatë fjalës së Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

Ende është duke u zhvilluar mbledhja e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë.

Por sërisht ka vijuar përplasja midis Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Kryemadhi, teksa po mbante fjalën e saj në mbledhje, foli edhe për nepotizmin në partitë politike, një fjalë që Meta ka përdorur shesh ditët e fundit.

Por një reagim i çuditshëm erdhi nga Ilir Meta.

Gjatë këtij moment, Ilir Meta shihet duke qeshur me të madhe.

Monika Kryemadhi: Në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi sepse partia jonë është një parti që vlerën e ka të familja. Institucioni i familjes beson institucionin e shtetit. Nuk besoj te lideri por te institucioni. Jam kurioze të di si do të ndodhë me krahinzimin. A do ta propozojë Ilir Meta Silva Cakën apo një skraparlli tjetër. A do ta propozojë Ilir Meta një skraparlli tjetër.’- tha Kryemadhi.

(Meta qesh më të madhe).