RMV, e ka dërguar në shtëpi dhe para bashkëshortes dhe fëmijëve ka shtënë drejt tij – është hapur hetim për vrasje

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka sjellë urdhër për hetim dhe kërkon paraburgim për një person të dyshuar për tentim për vrasje, kumtuan nga Prokuroria, njofton Portalb.mk. Ngjarja, siç informojnë nga atje, ka ndodhur më 14 nëntor, rreth mesnatës, pasi i dyshuari në gjendje të alkoolizuar, me automobil e ka marrë të dëmtuarin dhe e ka […]

Nëntor 17, 2024 - 00:00
 0  4
RMV, e ka dërguar në shtëpi dhe para bashkëshortes dhe fëmijëve ka shtënë drejt tij – është hapur hetim për vrasje
prokuroria

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka sjellë urdhër për hetim dhe kërkon paraburgim për një person të dyshuar për tentim për vrasje, kumtuan nga Prokuroria, njofton Portalb.mk.

Ngjarja, siç informojnë nga atje, ka ndodhur më 14 nëntor, rreth mesnatës, pasi i dyshuari në gjendje të alkoolizuar, me automobil e ka marrë të dëmtuarin dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij gjoja të bisedojnë.

Por, ai e ka nxjerrë pistoletën dhe para bashkëshortes dhe dy djemve ka filluar të shtiejë drejt personit.

“I ka shkaktuar disa lëndime, pas çka dëshmitarë e kanëdërguar të dëmtuarin në spital”, thuhet në kumtesën nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të rrezikut nga arratia, si dhe mundësia se do të mund të ndikojë ndaj dëshmitarëve ose ta përfundojë veprën, prokurori kompetent publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup e ka dorëzuar propozimin që të dyshuarit t’i caktohet masa paraburgim.