Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori

Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Talat Xhaferi tha se vendimi për Kryeministrin e parë shqiptar ishte vendim që shkroi një të ardhme të re dhe ndryshe për vendin dhe shtoi se mbetet që gjeneratat më të reja ta vazhdojnë dhe përsosin “FAQEBARDHË! Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, detyrimisht rikujtoj […] The post Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori appeared first on InfoShqip.com.

qershor 25, 2024 - 01:00
 0  7
Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori

Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Talat Xhaferi tha se vendimi për Kryeministrin e parë shqiptar ishte vendim që shkroi një të ardhme të re dhe ndryshe për vendin dhe shtoi se mbetet që gjeneratat më të reja ta vazhdojnë dhe përsosin

“FAQEBARDHË! Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, detyrimisht rikujtoj vizionin dhe kauzën e kryetarit Ali Ahmeti për Kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vendim i cili shkroi një ardhmëri të re, ndryshe, më progresive dhe më evropiane për shtetin tonë. Vendim i cili dëshmoi se puna, përkushtimi dhe rezultatet në favor të të gjithë qytetarëve i tejkalojnë interesin partiak, etnikumin, politikën ditore dhe stuhitë javore. Faleminderit për gjithë mbështetjen dhe profesionalizimin e të gjithëve përreth meje. Shkruam histori, mbetet që gjeneratat më të reja ta vazhdojnë dhe përsosin. Deri në momentet e ardhshme historike për shtetin tonë, qëndroj i përkushtuar në funksionin e deputetit”, shkroi Xhaferi.

The post Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori appeared first on InfoShqip.com.