Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit ngordhën delet berbere

Kopshti Zoologjik i Shkupit ka bërë të ditur se të martën e kaluar kanë ngordhur delet berbere, të cilat nuk kanë pasur shenja të dukshme lëndimi dhe paraprakisht nuk kanë shfaqur shenja të sëmundjes, transmeton Portalb.mk. Nga aty informuan se menjëherë kanë thirrur inspektor nga Agjencia së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe ekspertë të Fakultetit […]

shkurt 17, 2025 - 18:00
 0  4
Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit ngordhën delet berbere
Kopshti zoologjik Shkup, foto: Kopshti zoologjik

Kopshti Zoologjik i Shkupit ka bërë të ditur se të martën e kaluar kanë ngordhur delet berbere, të cilat nuk kanë pasur shenja të dukshme lëndimi dhe paraprakisht nuk kanë shfaqur shenja të sëmundjes, transmeton Portalb.mk.

Nga aty informuan se menjëherë kanë thirrur inspektor nga Agjencia së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe ekspertë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, të cilët kanë bërë kontroll të plotë dhe kanë filluar procedurën për obduksion.

“Shkaku i vdekjes do të bëhet i ditur kur të bëhen të gjitha analizat dhe të marrim rezultatet e autopsisë”, njoftoi Kopshti Zoologjik.

Kujtojmë se gjatë viteve të fundit në Kopshtin Zoologjik të Shkupit kanë ngordhur disa kafshë të ndryshme.