Nesër mbahet protestë në Tetovë për tragjeditë: Zero tolerancë ndaj korrupsionit në Koçan, spitalin modular, Besa Trans dhe Llaskarcë 

Nesër (e hënë, 24 mars) me fillim nga ora 12:30 në sheshin “Iliria” në Tetovë do të mbahet protestë për tragjedinë në Koçan, spitalin modular, Besa Transin dhe Llaskarcën, raporton Portalb.mk.  Protesta nga sheshi do të vazhdojë drejt Gjykatës Themelore të Tetovës.  Iniciativa Zero thotë se kjo protestë mbahet kundër korrupsionit që vret.  “Takohemi të […]

Mars 23, 2025 - 11:00
 0  6
Nesër mbahet protestë në Tetovë për tragjeditë: Zero tolerancë ndaj korrupsionit në Koçan, spitalin modular, Besa Trans dhe Llaskarcë 
Protestë në Tetovë. Foto: Iniciativa Zero

Nesër (e hënë, 24 mars) me fillim nga ora 12:30 në sheshin “Iliria” në Tetovë do të mbahet protestë për tragjedinë në Koçan, spitalin modular, Besa Transin dhe Llaskarcën, raporton Portalb.mk. 

Protesta nga sheshi do të vazhdojë drejt Gjykatës Themelore të Tetovës. 

Iniciativa Zero thotë se kjo protestë mbahet kundër korrupsionit që vret. 

“Takohemi të gjithë së bashku sepse e kemi obligim qytetar! E kemi obligim: ndaj 14 viktimave të Spitalit Modular në Tetovë, ndaj 45 viktimave të Besa Transit, ndaj 16 viktimave të Durmo Tursit, ndaj 59 të rinjve të vrarë në Koçan”, informoi iniciativa. 

Ata thonë se çdo kush mund të ishte në mesin e viktimave të këtyre tragjedive, andaj kërkojnë drejtësi dhe llogari.

“Dil në protestë! Bashkohu! Bëhu zëri që nuk hesht më, sepse deri sa dikush po mbush xhepat, ne duhet t’i mbushim rrugët. Për drejtësinë, prej n’ZERO”, thonë nga iniciativa. 

Në ndërkohë nesër do të mbahen dy tubime edhe në Shkup, njëjta nga Kuvendi i Pavarur i Studentëve të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” dhe nga Iniciativa “Kush e ka radhën?”. 

Deri më tani janë mbajtur disa protesta paqësore për tragjedinë e Koçanit edhe atë në: Shkup, KumanovëGostivarStrugë dhe Koçan. 

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.