Nesër në Kuvendin e RMV-së do të promovohet përbërja e re e Grupit parlamentar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Më 30 tetor 2024 (e mërkurë) në sallën Boris Trajkovski në Kuvendin e Maqedonisë, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet promovimi i përbërjes së re të GPN-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, transmeton Portalb.mk. Në takim do të flasin  Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, […]

tetor 29, 2024 - 16:01
 0  5
Nesër në Kuvendin e RMV-së do të promovohet përbërja e re e Grupit parlamentar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
Spitali i Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Më 30 tetor 2024 (e mërkurë) në sallën Boris Trajkovski në Kuvendin e Maqedonisë, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet promovimi i përbërjes së re të GPN-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, transmeton Portalb.mk.

Në takim do të flasin  Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Micevski – përfaqësuesi i GPN-së, Jovan Mitreski – nënkryetar dhe Vesna Bendevska – nënkryetare. Paralelisht, pas fjalimeve të deputetëve, personat me aftësi të kufizuara do të trajtojnë pritjet dhe qëndrimet e tyre për proceset në lidhje me zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

“Gjatë këtyre njëzet viteve të ekzistencës së saj, Grupi parlamentar ndërpartiak (GPN) për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara është kthyer në një sinonim të njohur për promovimin dhe avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara me punën e saj. Vizioni për formimin dhe ekzistencën e një grupi të tillë ishte se ai do të përfaqësonte një lidhje midis organizatave të personave me aftësi të kufizuara dhe qeverisë, një zëdhënës që do të artikulonte nevojat e komunitetit me aftësi të kufizuara përpara zyrtarëve të zgjedhur dhe do të ndihmonte në përkthimin e këtyre nevojave në dispozita të veçanta ligjore të cilat do të garantojnë ushtrimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve për mundësi të barabarta”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian, në Raporti e përditësuar vjetor 2023, i publikuar në maj të këtij viti, mbi të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Botë, ka renditur ngecjet dhe përparimet e vendit në periudhën e fundit. Çështja e diskriminimit dhe margjinalizimit të personave me aftësi të kufizuara, situata me burgjet dhe kushtet e punës së gazetarëve mbeten disa prej çështjeve që kanë mbetur në vend numëro që prej vitesh. Këto janë në fakt, kërkesa që KE i bëri edhe në raportin vjetor të progresit për vendin.

Portalb.mk, në vazhdimësi ka ngritur çështjen e problemeve dhe sfidave me të cilat përballen kjo kategori e personave që po margjinalizohet në gjitha komunat e vendit.