Nga shtatori libra të rinj për shkollarët e mesëm, vijon debati për arsimin e mesëm
Duke filluar nga shtatori, shkollarët e mesëm do të mësojnë sipas planprogrameve të reja dhe me tekste të reja. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, transmeton Portalb.mk. “Do të kemi rreth një vit për ta zhvilluar konceptin ashtu siç duhet të duket dhe të jetë në përputhje me programet […]
![Nga shtatori libra të rinj për shkollarët e mesëm, vijon debati për arsimin e mesëm](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2025/01/FEIT.jpg?fit=1024%2C716&quality=89&ssl=1)
![Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës. Foto: MASH](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2025/01/FEIT.jpg)
Duke filluar nga shtatori, shkollarët e mesëm do të mësojnë sipas planprogrameve të reja dhe me tekste të reja. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, transmeton Portalb.mk.
“Do të kemi rreth një vit për ta zhvilluar konceptin ashtu siç duhet të duket dhe të jetë në përputhje me programet e Bashkimit Evropian në mënyrë që nxënësit tanë të shkollave të mesme, të cilët do të vazhdojnë shkollimin këtu, e disa prej tyre edhe jashtë vendit, të përgatiten për arsimim të mëtutjeshëm në nivelin e duhur”, tha Janevska.
Ajo më tutje sqaroi se po diskutohen edhe propozimet dhe kërkesat që mbërrijnë në lidhje me konceptin e reformave në arsimin e mesëm.
“Debati publik po vijon edhe pse debati online është mbyllur. Janë planifikuar vizita dhe takime shtesë”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
Ministrja tha se propozimet që kanë arritur në Byronë për zhvillim të arsimit kanë të bëjnë përgjithësisht me rritjen e numrit të orëve në secilën lëndë dhe shtimin e lëndëve shtesë.
Kujtojmë se, ministrja Janevska ditë më parë në lidhje me konceptim e ri arsimor, tha se nuk po nguten, dhe se brenda vitit do ketë kohë të mjaftueshme për ta menduar konceptin. Ajo u bëri thirrje palëve që të përfshihen në krijimin e konceptit, por se ai do të miratohet edhe pa pjesëmarrjen e tyre, sepse siç theksoi ajo duhet të ketë ndryshime për arsim cilësor.
Ndryshe, përmes një letre të hapur një grup i mësimdhënësve kanë reaguan se “ka shumë implikime negative për studentët, mësimdhënësit, procesin arsimor të shkollave të mesme dhe shtetin në tërësi. Ky konceptim, në të cilin hiqen filozofia dhe shkencat social-humaniste, ofron një botëkuptim të kufizuar pa mundësinë e mendimit analitik, sintetik, kritik dhe krijues”.