Noka nga Himara: Sot përfundon një farsë, qytetarëve iu mohua vota

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për shtypin pak para përfundimit të procesit të votimit për bashkinë e Himarës. Deputeti demokrat u ndal edhe te 6157 votues të Himarës, të cilëve u mohua e drejta e votës, për të vendosur fatin e një procesi zgjedhor. Ndër të tjera, […]

gusht 4, 2024 - 23:30
 0  12
Noka nga Himara: Sot përfundon një farsë, qytetarëve iu mohua vota

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për shtypin pak para përfundimit të procesit të votimit për bashkinë e Himarës.

Deputeti demokrat u ndal edhe te 6157 votues të Himarës, të cilëve u mohua e drejta e votës, për të vendosur fatin e një procesi zgjedhor.

Ndër të tjera, Noka ka denoncuar se në disa zona sipas tij, vota është shitur për 500 euro.

Noka u shpreh se procesi i votimit ka patur shumë parregullsi dhe se me përfundimin e tij, Partia Demokratike do të mbledhë të gjitha faktet që në Himarë ka patur shkelje në këtë proces zgjedhor.

Noka: Shqiptarët sot kanë parë një farsë. Vetë Celibashi e theksoi me gojën e tij që në Shqipëri se kush votën e kush jo, vendos Edi Rama. 6157 votues të Himarës u mohua e drejta e votës. Kjo ndodh në regjim jo në shtetin demokratik. Ata votues do të ishin ata që do të vendosnin jo në Himarë, por dhe një qytete të madh fatin e në procesi.

Që këtu Rama ka përcaktuar gjithçka. Këtu ka tre javë që janë bandat e pushtetit, çdo ditë në territor duke kërcënuar. E gjithë administrata, ministra duke dhënë tapi, leje, e të drejta shfrytëzimi, duke premtuar leje për hotele. Këtu gjithë hordhitë e pushteti kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himarjotëve.

Në disa zona flitet që vota ka shkuar 500 euro. Të gjithë janë në terren, do të mblidhen faktet edhe prova. E gjithë kjo masakër zgjedhore ka ndodhur sepse ne në Shqipëri krimet zgjedhore janë të amnistuara.