A do ta fitojë lirinë kreu i PD? Ja si përgjigjet Berisha 

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi iu komunikua akuza nga SPAK për korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim dha edhe një mesazh, duke theksuar se “ai do të dalë fuqishëm çdo ditë nga banesa e tij”.  I pyetur nëse do të kërkojë lirinë, ai tha “se e kam kërkuar, por ma kanë refuzuar”.  Pyetje: Duke qenë se […]

shtator 11, 2024 - 14:00
 0  6
A do ta fitojë lirinë kreu i PD? Ja si përgjigjet Berisha 

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi iu komunikua akuza nga SPAK për korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim dha edhe një mesazh, duke theksuar se “ai do të dalë fuqishëm çdo ditë nga banesa e tij”. 

I pyetur nëse do të kërkojë lirinë, ai tha “se e kam kërkuar, por ma kanë refuzuar”. 

Pyetje: Duke qenë se ndryshuat statusin, do dilni në lirim? 

Berisha: Pyesni avokatët 

Pyetje: Ju kishte marrë malli për terrenin? 

Berisha: Një njeri i arrestuar është njeri me liri të privuar dhe të qenit i burgosur politik është turpi i sistemit, është dëshmia më e shëmtuar. Unë jam në betejë. Jeta ime ka qenë dhe do jetë në betejë.