Pensionistët në Maqedoninë e Veriut nga sot do të marrin pensione më të larta për 2500 denarë 

Duke filluar nga sot, mbi 340.000 pensionistë në vend do të kenë rritje të pensioneve nga 2500 denarë, transmeton Portalb.mk.  “Mbi 340.000 pensionistë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të marrin pension më të lartë për 2500 denarë”, thanë nga Ministria e Politikës Sociale.  Me rritjen lineare të pensioneve në muajin shtator […]

Prill 1, 2025 - 11:00
 0  3
Pensionistët në Maqedoninë e Veriut nga sot do të marrin pensione më të larta për 2500 denarë 
Pensionistë. Foto: Portalb.mk

Duke filluar nga sot, mbi 340.000 pensionistë në vend do të kenë rritje të pensioneve nga 2500 denarë, transmeton Portalb.mk. 

“Mbi 340.000 pensionistë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga sot do të marrin pension më të lartë për 2500 denarë”, thanë nga Ministria e Politikës Sociale. 

Me rritjen lineare të pensioneve në muajin shtator dhe pensionin e marsit në muajin prill, pensionistët marrin 5000 denarë pension më të lartë për vetëm 9 muaj. 

“Rritja e pensioneve ishte një nga premtimet parazgjedhore të kësaj Qeverie, e cila menjëherë në seancën e parë të Qeverisë nisi procedurën për zbatimin e saj”, thanë nga Ministria e Politikës Sociale. 

Rritja e pensioneve vjen pasi Kuvendi i RMV-së me 12 shtator 2024 i miratoi ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me të cilat do të ketë rritje lineare të pensioneve.

Kujtojmë që Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pati premtuar rritjen të pensioneve për 5 mijë denarë.

Ndërkaq vitin e kaluar janë mbajtur shumë protesta nga pensionistët të cilët kërkonin rritje të pensioneve.