Vrasja në Shkup – MPB-ja publikon pamje nga bastisjet | VIDEO

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim të ri për vrasjen në parkingun e Qendrës Tregtare “Mavrovasja”. Thonë se kanë ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe masat për zbardhjen The post Vrasja në Shkup – MPB-ja publikon pamje nga bastisjet | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 21, 2024 - 04:00
 0  9
Vrasja në Shkup – MPB-ja publikon pamje nga bastisjet | VIDEO

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim të ri për vrasjen në parkingun e Qendrës Tregtare “Mavrovasja”.

Thonë se kanë ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe masat për zbardhjen e rastit, të cilat po vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

Bëhet e ditur se i vrari është personi me iniciale V.E.(59).

“Është gjuajtur V.E.(59), i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona për të cilët ekziston dyshimi se e kanë kryer vrasjen, të cilët, “do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake”.

Shtojnë se po punohet në gjetjen e personit të tretë për zbardhjen e plotë të rastit në koordinim me Prokurorinë Publike Themelore.

“Gjatë ditës janë realizuar bastisje në katë lokacione, për të cilat ekzistojnë dyshimet se në to kanë qëndruar personat e përfshirë në veprën penale. Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktivitetet, janë gjetur numër i mjaftueshëm i materialeve dëshmi”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së, duke shtuar se për informacionet e reja do ta njoftojnë sërish publikun./TV21

The post Vrasja në Shkup – MPB-ja publikon pamje nga bastisjet | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .