Pezullim dhe kallëzim penal kundër një polici nga Shën Nikolla, kërcënoi shefin e stacionit policor
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër G.T. nga Shën Nikolla për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “rrezikimi i sigurisë” nga neni 144 paragrafi 4 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Me datë 25.02.2025, në një hapësirë […]


Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër G.T. nga Shën Nikolla për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “rrezikimi i sigurisë” nga neni 144 paragrafi 4 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
Me datë 25.02.2025, në një hapësirë zyrtare në DPB Shën Nikollë, i raportuari G.T., punonjës policie në Stacionin Policor Shën Nikollë, në prani të punonjësve të tjerë policor, është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kanosur K.M., komandant i Komisariatit të Policisë Shën Nikollë. Konkretisht, në datën e përcaktuar, punonjësit e policisë së Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale, nëpërmjet komandantit K.M., si epror i tij, kanë marrë masa në lidhje me ankesën ndaj G.T. për sjellje joprofesionale dhe të papërshtatshme në përgatitjen e procesverbalit për kundërvajtje të konstatuara në fushën e komunikacionit. Pas ardhjes në zyrën e komandantit, i akuzuari e ka akuzuar atë si iniciues të ankesës dhe ka filluar ta kërcënojë.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale do të dorëzojë Propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme që aplikuesi të pezullohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.