Pjesa më e madhe e shkollave dhe hoteleve në Tetovë nuk i plotësojnë kushtet kundër zjarrit

Në inspektimet e jashtëzakonshme në qytetin e Tetovës, nga 18 shkolla fillore dhe të mesme, vetëm katër i plotësojnë kushtet në mbrojtjen kundër zjarrit, ndërsa tjerat nuk jo, sikurse edhe në disa institucione tjera, transmeton Portalb.mk. “Nga të gjitha mbikëqyrjet e realizuara, inspektorët kanë konstatuar se nga gjitha objektet e kontrolluara, plotësisht plotëson kushtet vetëm […]

Mars 28, 2025 - 22:00
 0  5
Pjesa më e madhe e shkollave dhe hoteleve në Tetovë nuk i plotësojnë kushtet kundër zjarrit
Shkolla fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në inspektimet e jashtëzakonshme në qytetin e Tetovës, nga 18 shkolla fillore dhe të mesme, vetëm katër i plotësojnë kushtet në mbrojtjen kundër zjarrit, ndërsa tjerat nuk jo, sikurse edhe në disa institucione tjera, transmeton Portalb.mk.

“Nga të gjitha mbikëqyrjet e realizuara, inspektorët kanë konstatuar se nga gjitha objektet e kontrolluara, plotësisht plotëson kushtet vetëm “Nikolla Shtejn”, “Besa” në Reçicë të Vogël, Kopshti “Rinia”, “Maarif”, “Gjorçe Stojçeski” dhe Universiteti i Evropës Juglindore -UEJL”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Mangësie janë vërejtur edhe në Universitetin e Tetovës, Enti për Punësim, hotele dhe fabrika të ndryshme në Tetovë.

Raportohet se nga 20 hotele në Tetovë, vetëm një hotel i plotëson kushtet e nevojshme për realizimin e veprimtarisë së regjistruar.

Ndryshe, shumica e shkollave në Tetovë nuk janë të sigurta në raste zjarri. Këtë e kanë nxjerrë në pah inspektimet nga inspektorati komunal. Pas tragjedisë së zjarrit në Koçan në shumë institucione u ngrit çështja se sa të sigurta janë objektet publike në rast të ndonjë zjarri.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer sot (20 mars).