Prapaskenat: Trump i kërkoi Zelenskyt të vishej me kostum, u irritua kur e pa
Një takim i ashpër mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë shkaktoi tensione të mëdha, duke u shoqëruar me akuza të ndërsjella dhe një atmosferë të nxehtë diplomatike. Përpos përplasjes verbale, një element tjetër që shkaktoi iritim ishte zgjedhja e veshjes së presidentit ukrainas, e cila […] The post Prapaskenat: Trump i kërkoi Zelenskyt të vishej me kostum, u irritua kur e pa appeared first on InfoShqip.com.

Një takim i ashpër mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë shkaktoi tensione të mëdha, duke u shoqëruar me akuza të ndërsjella dhe një atmosferë të nxehtë diplomatike. Përpos përplasjes verbale, një element tjetër që shkaktoi iritim ishte zgjedhja e veshjes së presidentit ukrainas, e cila nuk i pëlqeu Presidentit Trump.
Sipas raporteve të Sky Neës dhe Axios, Zelensky kishte marrë këshilla nga ekipi i Trump për të veshur një kostum më formal gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, duke i kërkuar të mos paraqitej me rrobat e tij të zakonshme ushtarake. Megjithatë, presidenti ukrainas vendosi të mos i përmbahej protokollit të kërkuar, duke zgjedhur një kostum të errët. Ky veprim veprim duket se shkaktoi irritim tek Trump, i cili e konsideroi këtë si një mungesë respekti për Shtëpinë e Bardhë.
Në fund të takimit, një gazetar pyeti Zelenskyn pse nuk kishte veshur kostum, duke e akuzuar atë për një sjellje jo të denjë dhe jo të respektueshme ndaj Shteteve të Bashkuara. Kjo pyetje e nxiti një atmosferë edhe më të tensionuar pas takimit.
Takimi në Zyrën Ovale, i cili kishte për qëllim diskutimin e mundësisë për një marrëveshje mbi mineralet strategjike të Ukrainës, u shoqërua me akuza të ashpra nga Presidenti Trump. Ai akuzoi Zelenskyn se po luan “bixhoz me Luftën e Tretë Botërore” dhe e paralajmëroi për mundësinë e tërheqjes së mbështetjes amerikane, nëse nuk arrihej një marrëveshje për mineralet. Si kundërpërgjigje, Zelensky insistoi që nuk mund të bëheshin “kompromise” me Presidentin rus Vladimir Putin, duke e quajtur të pabesueshëm çdo premtim paqeje nga Moska.
Gjithashtu, gjatë takimit, Nënpresidenti JD Vance kritikoi ashpër Zelenskyn për mungesën e mirënjohjes për mbështetjen e ofruar nga SHBA, ndërkohë që Trump theksoi se ai i kishte dhënë një mundësi Zelenskyt për të arritur një marrëveshje, por që duhet të vepronte shpejt.
The post Prapaskenat: Trump i kërkoi Zelenskyt të vishej me kostum, u irritua kur e pa appeared first on InfoShqip.com.