Prej nesër do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës në RMV
Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 denarë/litër. Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V), dhe Vajit ekstra të lehtë […]


Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, transmeton Portalb.mk.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 denarë/litër.
Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V), dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,426 den/kg dhe tani do jet 45,285 den/kilogram.
Nga data 14.01.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95, 79,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 98, 81,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V), 73,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1), 73,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 45,285 (denarë/kilogram)