Presidentja Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të Shqipërisë në RMV Denion Mejdani

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv dhe të vazhdueshëm të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike dhe vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin e ndërsjellë për […]

Korrik 25, 2024 - 21:30
 0  11
Presidentja Siljanovska Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të Shqipërisë në RMV Denion Mejdani
Ambasadori i Shqipërisë në RMV Denion Mejdani dhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Foto: Presidenca e RMV-së

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv dhe të vazhdueshëm të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike dhe vullnetin, gatishmërinë dhe përkushtimin e ndërsjellë për intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, transmeton Portalb.mk.

“Integrimet evropiane janë prioritet i të dy vendeve, si dhe nevoja për përshpejtimin e këtyre proceseve në periudhën në vijim. Zgjerimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për rajonin në tërësi dhe do të kontribuojë në inkurajimin e reformave dhe proceseve demokratike. Të dyja vendet mbeten të përkushtuara në rrugën evropiane dhe janë të gatshme të bashkëpunojnë drejt realizimit të qëllimit përfundimtar dhe të përbashkët – anëtarësimit të plotë në Union”, tha presidentja Siljanovska Davkova, duke theksuar se të dyja vendet janë aleate në NATO dhe kanë një vizion të përbashkët dhe përkushtimin për paqen dhe prosperitetin ekonomik si në rajon ashtu edhe në nivel global.

Ambasadori Mejdani, në fjalën e tij në ceremoni, theksoi se misioni i tij është që të punojë pa u lodhur në avancimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ne jemi dy kombe të bashkuar nga një qëllim i përbashkët: të krijojmë një të ardhme përparimi, paqeje dhe një të ardhme premtuese. Së bashku kemi ecur në rrugën e integrimeve euroatlantike, duke kuptuar se fatet tona janë të ndërthurura. Së bashku, ne mund të krijojmë një fener stabiliteti dhe rritjeje në Ballkan, një shembull se çfarë është e mundur nëse udhëheqin uniteti dhe bashkëpunimi”, tha ambasadori Mejdani.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi suksese ambasadorit Mejdani në kryerjen e detyrës përgjegjëse.